“Të dalim pozitiv, po do e shihni mirë”! Partizani do Ilir Dajën, reagon Takaj: Keni parë t’i marrin gjë Skënderbeut?

Ilir Daja është kryeqendra mediatike sa i përket trajnerëve shqiptarë. Më i kërkuari i momentit teksa tekniku i Skënderbeut lidhet me çdo skuadër brenda dhe jashtë Shqipërisë zyrtare, ku në orët e fundit lindi edhe pista e Partizanit.

Por kjo gjendje do të vijojë kështu deri në momentin që do të dalë vendimi përfundimtar nga Gjykata Federale për Skënderbeun. Në një intervistë për “Panorama Sport”, presidenti i korçarëve, Daja, jo vetëm që i ka mbyllur derën të kuqëve por ka treguar edhe forcën duke u shprehur se asnjë trajner apo lojtar nuk largohet pa vullnetin e klubit.

“Ke parë ti ndonjëherë t’i marrin Skënderbeut lojtarët dhe trajnerin pa vullnetin tonë?! Të dalë vendimi pozitiv dhe e shikoni mirë pastaj se çfarë ndodh. Nuk mendoj se në mes të garës do të na dalin pazarxhinj të mëdhenj dhe do të na marrin trajnerin apo lojtarët. Me sa shoh, nuk respektojnë as rregullat e lojës.

Aty i kanë, le t’i marrin, por nuk shoh ndonjë blerës… I fortë në futboll bëhesh duke paguar, jo duke biseduar me trajnerin dhe lojtarët e mi dhe bërë bujë në media. I fortë bëhesh kur paguan lekët. Prandaj është i fortë Reali dhe Barcelona. Këta po që mund të bëjnë të fortin. Këtu dalin në TV dhe mendojnë se kanë bërë pazar për merkaton”, ka thënë Takaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online