Luftëtari ndodhet në pozita aspak të favorshme, teksa rezultate kanë qenë shumë larg pritshmërive që opinioni sportiv ka pasur. Problemet financiare kanë trazuar ujërat në Gjirokastër, por drejtuesit janë të bindur se gjithçka do të zgjidhet dhe shumë shpejt situata do të kthehet në normalitet.
Për “Jugunews” presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, theksoi se skuadra e tij nuk je diskuton mbijetesën, madje pretendimet janë për Kupat e Europës. numri një i skuadrës bluzi nuk nguroi që të rreshtonte faktorët që i japin besim se ekipi do të ecë para dhe do të sjellë gëzim te tifozeria gjirokastrite.
“Tashmë mbijetesa i takon të kaluarës dhe se synimi jonë është Europa. I injorojmë me neveri zërat keqdashëse të atyre, që Luftëtarin e kanë “halë” në sy. Puna, korrektësia, përgjegjshmëria e stafit teknik dhe e lojtarëve, si dhe qëndrimi pranë jo vetëm financiarisht i presidencës do të bëjnë të mundur, që edhe më skeptikët të heqin dorë nga mendimet e tyre boshe. Me këtë rast, dua që të uroj të gjithë gjirokastritët dhe në veçanti sportdashesit e zjarrtë bluzi, Gëzuar Vitin e Ri 2019. Shëndet, fat dhe gëzime në familjet tuaja”.