Taulant Balla pret Florian Markun në Lushnje, boksieri shqiptar merr edhe titullin… “Qytetar Nderi”

Florian Marku fitoi mbrëmjen e djeshme titullin kampion “ËBC Silver Interim“ në stadiumin “Air Albania“. Boksieri shqiptar mposhti me vendim unanim Migel Parran, duke ruajtur kështu ende rekordin si i pamposhtur.

29-vjeçari është ftuar në vendlindje, Lushnje, ku është vlerësuar me titullin qytetar nderi. Pranë tij ka qenë edhe deputeti Taulant Balla, që së bashku me qytetarë të qytetit kanë shoqëruar Markun.

“Ndihem i vlerësuar që mora titullin Qytetar Nderi në qytetin ku kam lindur, Lushnje. Faleminderit për pritjen madhështore që më bëtë“, ka shkruar Florian Marku në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online