Lacio është vënë në ndjekje të mbrojtësit të djathtë të Çelsit Davide Zapakosta. Skuadra laciale ka mungesë lojtarësh në këtë repart, pasi Basta dhe Patrik nuk janë më në planet e Simonte Inzagit, ndërsa malazezi Marusiç, s’po tregon formën e sezonit të kaluar.
Zapakosta u largua nga kampionati italian në verën e 2017-ës, pasi Çelsi e bleu për 25 milionë euro nga Torini. Gjatë këtyre dy sezoneve në Angli, hapësirat për italianin kanë qenë të pakta dhe “divorci” është zgjidhja më e mirë për të dyja palët.
Gjithsesi, Igli Tare e ka një plan B. Në rast se në ditët në vazhdim nuk arrin të bindë drejtuesit e klubit londinez, vëmendja do të kalojë te mbrojtësi i SPAL-it, Manuel Lazari, i cili së fundmi është bërë një pjesë e rregullit e kombëtares italiane.