Tare: E presim prej vitesh Italinë, forca Shqipëri!

Igli Tare është një personazh mjaft i kërkuar nga mediat në Itali, që çdo javë i thurin elozhe për punën e shkëlqyer te Lacio, aty ku zbulimi i fundit quhet Luis Alberto. Vetëm 25 vjeç, por me një CV të pasur, Lacio e mori në verën e vitit 2016 nga Liverpuli, e priti dhe tashmë mesfushori spanjoll ka shpërthyer, lojë e gola, ashtu si Lacio.

Tare deklaron: “Më bezdis të dëgjoj që Lacio është surpriza e kampionatit: luajmë futboll fantastik, më të mirin në Itali. Rezultatet e arritura deri tani janë fryt i punës së thellë. Megjithatë, jemi vetëm në fillim të sezonit, nuk duhet të fluturojmë tepër lart, sepse do kemi edhe momente të vështira. Për të qëndruar lart duhet shumë vazhdimësi, Juventusi, Napoli, Interi e Roma kanë mentalitet fitues dhe lojtarë cilësorë. Lacio po i arrin ato nivele, por kemi nevojë për tifozët, sepse është për të ardhur keq që skuadra luan futboll fantastik me një stadium që lë për të dëshiruar. Luis Alberto? Nuk është një bast i fituar, është një lojtar që e kemi piketuar me kohë dhe që isha i bindur se do të bënte diçka të rëndësishme këtu, edhe pse e pati të vështirë ambientimin vjet. Mund të japë edhe më shumë, në krahasim me atë që po tregon tani”.

Natyrisht, Tare nuk mund të mos pyetet për Shqipëri Itali, pas disa ditësh në Shkodër: “Unë jam italian i adoptuar, por atdheu im është Shqipëria dhe uroj të fitojë ndaj Italisë. Ne shqiptarët ka vite që e presim këtë ndeshje, do doja ta luaja edhe unë. Do të shkojmë të gjithë në stadium për të bërë tifozllëk për Shqipërinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online