“Tap-tap, zhurma e dritës dhe e jetës”/ Kobe Bryant do ta hidhte dashurinë në një letër

Kobe Bryant është një legjendë e sportit dhe pavarësisht tragjedisë së madhe që ka ndodhur, ku është njoftuar ndërrimi i jetës pas përplasjes së helikopterit, njeriu në fjalë është një nga ata që ka lindur për të mos vdekur kurrë. Veprat e tij nuk do të harrohen dhe do t’i rezistojnë kohës, pasi e ka shkruar emrin me gërma të arta në sport.

E dashuronte basketbollin, marrëzisht shumë, duke i dhënë dhe fituar prej tij. Gjithashtu Bryant ka shkruar një libër përpara disa kohësh, për të treguar gjithë karrierën. E për të shpjeguar më saktësisht mënyrën sesi e shikonte basketbollin, kemi shkëptur vetëm këtë paragraf nga libri i legjendës:

“Kur isha i vogël, fëmijë,mora topin e parë të basketbollit. Dashuroja ndjesinë kur e kisha në duar. Isha aq i dashuruar pas topit sa nuk doja ta përdorja se kisha hall mos prishej. Nuk doja të më zhdukej ajo ndjesi.

E doja muziken që ai jepte kur e godisja në tabelë. Qetësinë që më jepte, parashikimin se ku do shkonte topi. Ishte zhurma e jetës dhe e dritës.

Këto janë disa nga elementet që më bën të dashurohesha me topin, me lojën. Ato ishin zemra dhe rrënjët e karrierës time. Këto ishin disa nga arsyet që më bën të kaloja gjithcka. Gjithcka erdhi nga ajo zhurma (tap, tap në tabelë)”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online