Nuk është “The Simpson”/ “Komedi” e bërë disa vite më parë, gjeti tragjedinë e Kobe Bryant

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në botën e sportit. Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë. Lajmi është përcjellë në të gjitha mediat e njohura në Amerikë dhe nga “Marca”, atje ku thuhet se ish-lojtari i Los Angeles ka ndërruar jetë teksa ishte duke udhëtuar me helikopter.

Por kjo ngjarje e rëndë është transmetuar dhe parashikuar disa vite më parë në një “komedi”, që këtë herë nuk ka lidhje me “The Simpson” dhe që po shpërndahet gjerësisht. Bëhet fjalë për një tjetër program të animuar që në shqip do të thotë “Parashikimet e lartësive të dhomës”. Atje është pikërisht Kobe Bryant që rrëzohet me helikopter dhe kërkon ndihmë, por më pas mjeti i tij flutures shpërthen. Sigurisht që për shumicën e njerëzve kjo shihet si rastësi, por nuk janë të pakët edhe ata që besojnë në teoritë konspirative. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online