Miroslav Kloze ka nisur nga puna te Bajerni i Mynihut. Ishte programuar prej një muaji një lëvizje e tillë dhe sot ka thënë fjalët e tij të para për detyrën e tij të re si trajneri i ekipit të 17-vjeçarëve.
“Vërtet po mendoj për këtë rol në Akademinë e Bajernit dhe do të jap gjithçka që të justifikoj besimin e dhënë ndaj meje për drejtuar zhvillimin e këtyre lojtarëve të rinj”. Është shprehur shkurtimisht për faqen zyrtare të klubit ish-sulmuesi, që e nis te klubi ku numri i golave të shënuar nuk mbahen mend.
Kloze nuk i është ndarë në asnjë moment futbollit dhe kjo nuk është eksperienca e parë në fushën e trajningut, pasi me ta mbyllur me futbollin e luajtur u bë pjesë e stafit teknik të Gjermanisë, duke dhënë ndihmesën e tij për teknikun Joakim Lëv. Tanimë ai zëvendëson Holger Zajc te Bajern Mynih U17.