Tani rrezikojnë të gjithë, pritet furtunë!

Në fillim qetësia, më pas stuhia. Eshtë kjo linja e zgjedhur nga presidenti Gaz Demi dhe drejtori i përgjithshëm Luçiano Moxhi, të cilët dje nuk kanë mbajtur asnjë mbledhje dhe nuk kanë lëshuar akuza apo kanë “pushkatuar” lojtarët për këtë barazim dhe krizë. Asnjë grumbullim dhe asnjë darkë, por të gjithë të lirë të ikin në shtëpi. “Sport Ekspres” zbulon se drejtuesit do të marrin kohën e nevojshme dhe më pas do të veprojnë.

Natyrisht, asnjë proces, por zgjedhje. Sepse, Luçiano Moxhi kishte paralajmëruar masa të rrepta në rast se nuk do të vinte reagimi me Lushnjen. Ai nuk ka ardhur dhe tashmë lojtarët rrezikojnë të gjobiten me nga një rrogë dhe jo vetëm kaq, por disa mund të mbeten jashtë skuadre dhe të mos luajnë në ndeshjet e radhës.

Sa i përket trajnerit Juliano, edhe pse në dyshim, ende s’është marrë vendim, ndërsa mund ta pësojnë edhe pjesëtarë të stafit përgatitës, duke qenë se fizikisht ekipi duket pa bateri, edhe pse jemi vetëm në fillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online