Tifozët e kuq shpërthejnë, thërrasin lojtarët në apel!

 

Në fund të ndeshjes, vetëm ndërhyrja e policisë ka qetësuar gjakrat. Situatë e pamenaxhueshme dhe tension në tribunën e “Selman Stermasi”-t. Presidenti Demi u largua që pas pjesës së parë

Disa u larguan sapo mbaroi pjesa e parë, të tjerët 10 minuta nga fundi, ndërsa ata që qëndruan deri në vërshëllimën e arbitrit me shpresën se diçka do të ndryshonte u zhgënjyen edhe më shumë, por të paktën shfrynë dufin duke thërritur kundër drejtuesve, futbollistëve por sidomos trajnerit Mark Juliano…

Madje, tifozeria besnike, e acaruar dhe e prekur sidomos në personalitetin e saj, ka thërritur në apel futbollistët që nuk kanë pasur guximin të afrohen dhe janë larguar në dhomat e zhveshjes. Policia është munduar të qetësojë gjakrat, por ka qenë e vështirë dhe momenti i tensionit ka zgjatur edhe disa minuta. Në fund, gjithçka është qetësuar, teksa të sharat kanë vijuar edhe në dalje dhe jashtë stadiumit.

Nuk dinë me kë të kapen, ndërsa çdo fjalë e policisë është si një thikë në zemrën e tyre. Pasditja nisi me pak tifozë, por sidomos me tension, duke qenë se policia kishte bllokuar tribunën F dhe G1, pa ndonjë motiv të veçantë, edhe pse thuhej arsye sigurie… Siguri nga kush? E megjithatë, disa tifozë kanë debatuar, sepse vendi i tyre gjithmonë kishte qenë në tribunën F…

Natyrisht, pasi është shuar ky tension i vogël, ka nisur ndeshja. Te Ultras Guerrils mungonte fytyra e përhershme, djaloshi i thërritur “Vata” që është edhe ndër themeluesit e këtij tifogrupi. Djaloshi me trupin lakuriq në shi dhe dëborë, sa herë bëhet fjalë për të “dirigjuar” të ashtuquajturin “Kop”.

Por, tifogrupi vazhdon të mbështesë edhe pse pjesa e parë është fotografia e një skuadre pa dëshirë, pa skema dhe pa ide. Trajneri Juliano nuk gjen as forcën për të bërtitur, ndërsa tifozët kapen me Trashin dhe krosimet e tij të pasakta.

Sakaq, teksa pjesa e parë mbyllet, presidenti Demi largohet, ndoshta me frikën se kjo do të jetë një tjetër mbrëmje për t’u harruar (diçka që rezulton reale). E megjithëse vërshëllima nuk ka, lojtarët në pjesën e dytë nuk ndryshojnë “skenar”, por vazhdojnë të ecin dhe jo vrapojnë, deri sa irritojnë tifozerinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online