Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të përfolur në verë, për të kaluar nga Napoli për të Çelsi, ku tekniku Sarri e donte me vete shkodranin. Në fund asgjë nuk u arrit dhe mbrojtësi i djathtë qëndroi në Itali, për të punuar me një teknik si Karlo Ançeloti. Edicionin e shkuar, Hysaj ishte një prej lojtarëve më të paprekshëm, çka u dëshmonte lehtësisht nga fakti se nuk kishte aspak pushim për 24-vjeçarin, i cili e kishte bërë pronë të tijën krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mirëpo, këtë edicion gjërat sikur kanë ndryshuar, pasi në Champions Hysaj po e sheh veten në stol. Me përjashtim të ndeshjes së parë në Beograd, Hysaj i ka parë nga stoli takimet me Liverpulin dhe PSG-në, ku Napoli ka mundur që të marrë rezultat pozitive në të dyja këto ndeshje. Jo pozitive për lojtarin kuqezi, i cili në arenën ndërkombëtare po qëndron në hije. Edhe në takimin e kësaj jave ndaj kampionëve të Francës, gjasat janë që Hysaj ta nisë nga stoli.
Edhe në kampionat është parë që në takimet e fundit Ançeloti e ka parë më miri si një mbrojtës të majtë sesa në pozicionin e tij natyral. Gjërat nuk janë më si më parë për Hysajn, i cili tashmë nuk është më i paprekshëm. Ku i dihet, në Londër mbase e duna sërish në verë.