Milani ka fituar me shifrat 2-1 ndaj Lacios në transfertë në minutën e fundit. Me polemika nga tifozët u mbyll kjo ndeshje pasi Acerbi u pa i buzëqeshur teksa nxirrte topin nga rrjeta.
Për shkakun e reagimeve të pafundme nga tifozët dhe mediat, Acerbi ishte i detyruar për të reaguar: “Tani mjaft më. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për kéto ngjyra. Kishte një fërkim, bëra një gabim dhe kërkova falje. E qeshura ishte histerike pér mënyrën si e pësuam golin, nuk dua që tifozët të mendojnë keq për mua”, tha Acerbi. /Sport Ekspres/