“Tani e dëgjova, çudi e madhe”! Trajneri i Kroacisë hap teori konspirative: Pse lanë të njëjtin arbitër ndaj Argjentinës me atë që kishim në finalen me Francën?

Shumë polemika ka pasur në humbjen e Kroacisë me Argjentinën. Më saktësisht bëhet fjalë për penalltinë e akorduar në favor të Kombëtares së Lionel Mesit. Por së fundmi është zbuluar edhe një detaj interesant. Italiani Massimiliano Irrati ishte në VAR në takimin me Argjentinës dhe Kroacisë, ndërsa po në të njëjtin rol ishte edhe në finalen e humbur nga ana e Kroacisë në Botërorin e 2018 kundër Francës, po aq i kontestuar. Për trajnerin Zlatko Dalic, e gjitha kjo, nuk mund të jetë një rastësi.

“Tani e dëgjova se ishte i njëjti arbitër si ajo që ishte në Moskë në ndeshjen me Francën. Ai po na ndjek kudo. Për mendimin tim nuk ishte penallti. Lojtari i Argjentinës u përplas me Livakovic. Atëherë, çfarë duhet të bëjë Livakovic, të largohet nga porta dhe ta lërë që të shënojë gol? Penalltia vendosi ndeshjen, e dërgoi në drejtimin e gabuar. Ne nuk duhet t’i kritikojmë vendimet e tyre, por çfarë të bëjmë? Le të vazhdojmë, ata marrin vendime. Por kur ata vendosin të njëjtin arbitër përsëri në VAR, atëherë nuk është më rastësi”, tha Dalic në “HRT”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online