Alarmi i madh te Franca para finales, virusi Deveja ka shpërthyer në Katar dhe ka prekur lojtarët

Të gjitha alarmet ranë në kampin francez pas disa rasteve të gripit të ngjashëm që u shfaqën në kampin e saj. Dy lojtarët më të prekur janë Upamecano dhe Rabiot, të cilët nuk mundën të luanin asnjë minutë kundër Marokut në gjysmëfinale.

Madje, Rabiot ka qëndruar në një hotel të izoluar dhe është e diskutueshme nëse mesfushori i Juventusit do të jetë gati për finalen. Ka shqetësim në Katar për këtë virus të njohur si “deveja” që po prek shumë nga ata që ndjekin Kupën e Botës

Dhe trajneri i Francës, Didier Deschamps bëri të ditur se përveç të dyve, është edhe një futbollist tjetër që ka të njëjtat simptoma. Bëhet fjalë për Kingsley Coman, i cili gjithashtu nuk ka mundur të marrë pjesë në duelin ndaj marokenëve.

“Coman gjithashtu kishte ethe këtë mëngjes. Temperaturat kanë rënë pak në Doha. Ne kemi pasur disa raste me simptoma të ngjashme me gripin.

Ne po përpiqemi të sigurohemi që të mos përhapet dhe lojtarët bëjnë shumë përpjekje në fushë dhe sistemi i tyre imunitar padyshim po vuan”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online