E pabesueshme/ Janë në vendin e 2 në FIFA, Belgjika e kërkon trajnerin e ri përmes…Linkedin: Janë hapur aplikimet!

Belgjika u eliminua nga Botërori i Katarit me barazimin 0-0 me Kroacinë në grup dhe menjëherë pas kësaj u largua spanjolli Roberto Martinez, i cili drejtoi Kombëtaren për gjashtë vite. Belgjika filloi kërkimin për një trajner të ri dhe vendosi ta bëjë këtë në një mënyrë shumë të pazakontë.

Edhe pse Belgjika është e dyta në renditjen e FIFA-s dhe ka shumë emra të mëdhenj të trajnerëve që do të ishin të lumtur ta merrnin, Federata belge vendosi të gjejë një trajner të ri përmes një postimi në rrjetin social të Linkedin.

“Ne po kërkojmë një fitues që ka përvojën e drejtimit nga lojtarët më të mirë në botë. Ne kërkojmë një trajner që do të fokusohet në krijimin e një grupi që do të ketë marrëdhënie të mira dhe në integrimin e lojtarëve të rinj në ekip.

Trajneri i ri duhet të jetë një ekspert taktik që i bazon zgjedhjet e tij në të dhëna, teknologji dhe parametra objektivë dhe të përdorë përvojën dhe strukturat sportive. Gjithashtu, duhet të jetë një trajner që di të fitojë trofe në një kompeticion të njohur botëror“, thuhet në njoftimin e Federatës.

Kjo lëvizje është e pazakontë dhe pyetja është se sa aplikime serioze do të ketë. Por kush e di, ndoshta disa nga trajnerët më të mëdhenj në botë vendosin të dërgojnë një aplikim të shpejtë përmes Linkedin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online