“Tani duket si gabim, por nuk jam penduar“, Shkëmbi tregon arsyen e largimit të Skukës: Ishte vendimi im

Bledi Shkëmbi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në stuadion e “Procesi Sportiv“, ku shpjegon arsyen e largimit të Skukës nga Dinamo. Ish-trajneri i bluve të kryeqytetit ka pohuar se ishte vendimi i tij për të larguar sulmuesin, i cili më pas u transferua drejt Partizanit, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

“Është e thjeshtë. Tani duket si gabim, por Skuka nuk ka gjetur veten te Dinamo. Ndoshta mund të jetë edhe e kundërta, unë si trajner nuk dija t‘i merrja maksimumin. Se një nga këto të dyja është. Ishte momenti që ne duhet të afronim një sulmues dhe duhet të largonim një. Unë si trajner vendosa që të largohej Skuka, duke marrë Rexhinaldon. Nuk dha atë që ne prisnim gjatë atyre muajve. Ka luajtur pothuajse në çdo ndeshje.

Unë atij i uroj jo kaq, por shumë më shumë. Futbolli nuk është 3 ndeshje që ka luajtuar Skuka apo edhe nuk është 6 muaj që te ne nuk shënoi. Duhet një kohë e gjatë për të vlerësuar një lojtar. A jam penduar? Jo. Më vjen keq vetëm që nuk provova sa duhej Rexhinaldon dhe lojtarin brazilian që erdhi, Denisonin, por për Skukën jo “, ka thënë Bledi Shkëmbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *