Ish-lojtari i njohur ukrainas largohet nga klubi rus: Nuk mund të punoj në vendin që më bom.bardon ardheun

Andrij Voronin ka mbyllur përpara kohe kontratën e tij me Dinamon e Moskës. Ish-lojtari i Liverpulit ka shpjeguar për “Bild“-in se nuk mund të qendronte më gjatë në një vend që push.toi atdheun e tij. Voronin bën thirrje për të ndaluar lu.ftën, ndërsa shton se ka marrë mesazhe nga miq rus, të cilët ndjejnë keqardhje për këtë sitatë që po ndodh në Ukrainë.

“Unë nuk mund të punoja më në vendin që po bom.bardon atdheun tim. Ne dolëm nga Moska me një makinë linje para se të bllokohej plotësisht. Por nuk mundëm të aterronim në Dyseldorf. Fluturuam përmes Amsterdamit. Babai im sapo u operua, vjehrra ime, gruaja dhe femijet e mi jane ketu tani. Kam katër ditë që nuk jam mirë. Vërtet keq.

Kur shoh të gjitha fotot nga vendlindja ime, kur shoh lajmet. Është e gjitha joreale si një film. Por një film horror. Më kanë mbetur pak fjalë. Ndalojeni një bir k**** si Put.ini, ndihmoni refugjatët dhe dërgoni ar.më që të mbrohemi.

Njerëzit në Rusi janë gjithashtu kundër Pu.tinit. Kam mesazhe nga e gjithë bota nga ish-shokët e skuadrës, nga sportistë të tjerë. Gjithashtu nga rusët që më shkruajnë: “Na vjen keq. Nuk jemi ne”. Unë dhe shumë ukrainas të tjerë kemi miq në Rusi. Dhe ata kanë miq, të afërm me ne. Dhe pastaj ata na sulmojnë ne, Pu.tin sulmon vendin tim. Kaq shumë njerëz kanë vd.ekur tashmë”, është shprehur Andrij Voronin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online