“Tani duhet të tregojë se është sulmues i klasit botëror”, trajneri i Southampton flet troç për Brojën: Të premtojnë shumë dhe nuk merr asgjë

Armando Broja ka fituar zemrat e të gjithëve në Southampton. Drejtuesit e klubit kanë nisur tashmë bisedimet për të mbajtur më gjatë sulmuesin shqiptar në skuadër. Trajneri i “shenjtorëve“ u shpreh një javë më parë se familja e Brojës dëshiron që ai të qendrojë te Southampton-i, ndërsa se fundmi ka listuar edhe argumentat përse është më e leverdisshme për 20-vjeçarit të vazhdojë të veshi fanellën bardhekuqe.

Në fund Hasenhuttl përmend faktin se përpara e presin tre sfida të rëndësishme kundër Tottenham-it, Manchester City-t dhe Manchester United-it, të cilat janë perfekte për të treguar se mund të matesh me qendërmbrojtësit më të mirë të botës. “Unë mendoj se gjithçka që u premtuam atyre para se ai të vinte këtu është realizuar. Ky është gjithmonë një argument i mirë për ju si klub. Shumë shpesh ju thonë shumë gjëra [në futboll] dhe më pas nuk merrni asgjë prej tyre. Kjo nuk është vetëm për Brojën, por edhe për Tino Livramenton dhe të rinjtë e tjerë që vijnë tek ne.

Ne u përpoqëm t’u ofrojmë atyre atë që u kemi premtuar dhe kjo është një mënyrë e ndershme për t’i trajtuar ata që t’i ndihmojmë të vijnë këtu dhe të gjejnë më shpejt rolin e tyre në këtë klub. Ai (Broja) e ka pasur shokun e tij më të mire, Livramenton, që në momentin e parë. Ai është me Nathan Tella, Will Smallbone, të gjithë djemtë e rinj. Madje edhe Dynel Simeu, i cili është gjithashtu një lojtar nga Chelsea. Këtu, ne kemi disa djem të rinj që stërviten gjithmonë me ne dhe që rrinë gjithmonë së bashku. Ne i quajmë ata “Grupi i Djemve”.

Është fantastike për të që të jetë me ta tani. Mendoj se kjo është arsyeja pse atij i pëlqen kaq shumë këtu. Kur ndjen si lojtar se ajo që të është thënë të bësh të ndihmon të zhvillosh lojën tënde, atëherë e bën atë dhe të pëlqen ta bësh. Unë mendoj se ndeshjet e ardhshme do të jenë ato ndeshje ku nuk është gjithmonë aq e lehtë të përfundosh një kundër një. Atje duhet të shfaqesh dhe të dëshmosh se je gjithashtu në gjendje të performosh kundër qendërmbrojtësve më të mirë në botë. Kjo është ajo që ai duhet të bëjë”, ka deklaruar Ralph Hasenhuttl./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online