Presidenti i Empolit flet për Nedim Bajramin: Trishtohet në ndeshje, por këto kohë po trishton rivalët

Bajrami është padyshim një nga më të mirët në rolin e tij në Serinë A. I ka mjaftuar një gjysmë sezoni që në gjurmët e tij të bien skuadra të njohura italiane, duke e bërë të vështirë qendrimin në radhët e Empolit. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë presidenti i bluve, që në një intervistë për “Radio Marte” ka thënë se Bajrami dhe Parisi janë dy lojtarë që mund të luajnë fare mirë në një klub të madh.

Më tej Korsi ka folur për fantazistin shqiptar, për të cilin shprehet se në 6 ndeshjet e fundit ka trishtuar fytyrat e kundërshtarëve. “Bajrami dhe Parisi janë në gojën e të gjithëve dhe mund të luajnë në një ekip të rëndësishëm. Tashmë e di që në qershor do ta kem shumë të vështirë t’i mbaj dhe së shpejti do të mund të luajnë në një ekip të madh. Kam një miqësi të mrekullueshme me trajnerin dhe nuk do ta vë kurrë në vështirësi. Bajrami është një djalë i veçantë, ndonjëherë trishtohet në garë, por në 5-6 ndeshjet e fundit ka trishtuar kundërshtarët tanë. Ndonjëherë ai kishte shumë shqetësime për të provuar një mbi një dhe për të kërcyer kundërshtarin. Kur u bind për mundësitë e tij, ndërroi marshin”, ka deklaruar Korsi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online