Xhenoa nuk e shikon si pjesë të projektit, Ekuban nuk dorëzohet dhe refuzon të kthehet në Turqi

Kaleb Ekuban bëri arritjen më të madhe në karrierë duke u transferuar në radhët e Xhenoas në Serinë A. Sulmuesi ganez ia doli të fitonte një vend në formacion, por duket se për të mbajtur fanellën e titullarit ka qenë tepër e vështirë. Ish-lojtari i Partizanit ka përshëndetur shumë pak herë rrjetën, duke mos bindur klubin italian që ta shohë si pjesë të mëtejshme të projektit dhe e ka nxjerrë në shitje.

Koniaspori ishte shumë pranë marrëveshjes me Xhenoan, por në momentin që pritej zyrtarizimi ndodh e kundërta. Sipas raportimeve nga mediat turke, Ekuban ka refuzuar ofertën dhe nuk dëshiron të rikthehet në Turqi, ku ka shkëlqyer në të shkuarën me Trabzonsporin. Futbollisti ganez synon të qendrojë në Itali, madje edhe larg Xhenoas./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online