“Tallja vazhdon, po luajnë me Vllazninë”! Luçi kundër Xhaferit dhe trajnerit të ri: Do iki pa nisur punë fare

Mes entuziazmit, polemikave dhe shumë diskutimeve! Vllaznia ka arritur që të mbijetojë në Superiore me Hysen Deden, por si do të jenë shkodranët në sezonin e ardhshëm? Kjo është pyetja që shtrohet, ndërsa ndryshe nga sezonet e kaluara, tashmë nuk e kemi qartësisht një “fytyrë” të projektuar të kësaj skuadre, pasi ka ndërruar totalisht. Në Shkodër shpresojnë për më të mirën dhe entuziazmi është shtuar me afrimin e Alban Xhaferit. Personi që kontribuoi me sukses në ekipin e basketbollit, ndërsa tani afrohet për të dhënë kontributin e tij edhe në futboll.

Në prezantimin e ditës së sotme të drejtorit të ri sportiv, Matko Djarmati, Suad Lici u shpreh se nuk do të jetë një kukull. Atëherë, cila do të jetë ndarja e kompetencave në skuadër? Kjo nuk është qartësisht e ditur, ndërsa një figurë e mirënjohur në futbollin shqiptar si Roland Luçi ka bërë një reagim aspak shpresdhënës për shkodranët.

Për ta nisur që me Alban Xhaferin, ku deklarata e këtij të fundit se brenda pak vitesh Vllaznia duhet të gjenerojë vetë fitimet dhe se si biznesmen që është, qëllimi është për të fituar, nuk i ka pëlqyer aspak Rolandit. “Vllaznia nuk duhet të shihet si mall tregu”, është kryefjala në reagimin për Xhaferin. Por në kryeqendër të saj është trajneri i ri dhe ai i larguar, ku sipas Luçit duhet të vazhdohej me Hysen Deden, që i largoi makthet e një turpi që mund të pësëritej me rrëzimin nga Superiorja. Në krye të skuadrës ka ardhur Thomas Bradriç dhe parashikohet një largim i tij pa nisur fare punë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online