Tallja br.utale e Salzburg me Manchester United, gjigandët e Anglisë po i kërkonin talentin 19-vjeçar: Mirë, ne duam 300 milionë euro dhe Bruno Fernandes

Lojtarët e kampionit austriak prej vitesh kanë qenë interesantë për gjigantët e Kontinentit të Vjetër dhe tashmë fokusi është tek Benjamin Sesko, super-talenti slloven është 19 vjeç dhe vlera llogaritet në 10 milionë euro. Megjithatë, Salzburgu është gati të kërkojë deri në 65 milionë euro, por para kësaj, ata duan që ky futbollist të qëndrojë në ekipin e tyre të paktën deri në fund të sezonit.

Në verën e vitit 2019, Sesko u largua nga qendra e të rinjve të Domzal dhe u transferua në Salzburg në një transfertë prej dy milionë euro e gjysmë, ndërsa në total luajti 38 ndeshje dhe shënoi 12 gola me fanellën e Red Bull. Edhe pse negociatat zyrtare nuk kanë filluar, agjenti i lojtarit është parë në Newcastle javën e kaluar.

Përveç Newcastle, për këtë sulmues është i interesuar edhe Manchester United dhe gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur në kanalin e tij në Twitter se Mançesteri e di shumë mirë se çfarë lojtari është dhe se do ta ndjekin nga afër, por që nuk e kanë një ofertë gati për momentin. “Ne duam 300 milionë dhe Bruno Fernandes”, shkruhej në kanalin zyrtar të Salzburgut në Twitter. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online