Tensionohet situata në Rumani! Presidenti i Craiovas i tregon derën trajnerit nëse e eliminon Vllaznia: Nuk ka opsion tjetër me shqiptarët

Te Craiova ka një situatë të tensionuar para ndeshjes me Vllazninë. Kjo skuadër nuk ka arritur që të marrë fitore në tre ndeshjet e para të këtij sezoni të ri. Gjithçka shpërtheu pas takimit të fundit me Cluj, që përfundoi me barazimin 1-1.

Ndërkohë presidenti i klubit, Sortin Cartu, i ka treguar derën trajnerit Balint nëse eliminohet nga Vllaznia në turin e dytë të Conference League. “Nuk do të bëjë analizë radikale tani. Duhet të kualifikohemi, ka shpresa, por është e detyrueshme, kualifikim.

Nuk dua të mendoj për asgjë tjetër tani. A erdhi Balint në ekip që të kishte një mundësi tjetër përveç kualifikimit në ndeshjen me shqiptarët? Ai as që duhet ta mendojë një opsion tjetër. Turpet nga e kaluara janë shumë të mëdha”, tha Cartu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online