Behar Neziri, lojtari i ri nga Kosova që prej sezonit te verës do të jetë pjesë e klubit gjigand, Bajernit të Mynihut. Të kënaqur me paraqitjet e lojtarit me datëlindje të vitit 2003, drejtuesit gjerman i kanë ofruar një kontratë më të drejta të plotë të Nezirit. Neziri nuk do të jetë i vetëm lojtar i ri që do t’i bashkohet Bajernit, pasi dhe tre shokë të tij kanë fituar gjjthashtu një kontratë 3 vjeçare.
Behar Neziri, Gabriel Marushiç, Grant-Leon Mamedova dhe Gabriel Vidoviç e kanë vazhduar kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2023. Për këta talenë ka folur edhe drejtori sportiv i Bayernit, Holger Seitz, i cili është shprehur i lumtur me besnikërinë e treguar prej lojtarëve për gjigantin gjerman.
“Te të katërtit shohim potencialin që nëpërmjet ekipit tonë U23 të arrijnë tek ekipi i të rriturve. U urojmë shumë fat në këtë rrugë që kanë nisur. Ne jemi shumë të lumtur që këta katër lojtarë i kanë qëndruar besnikë Bayernit dhe duan ta bëjnë hapin e radhës në kampusin e klubit tonë”, ka thënë Seitz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/