Talenti që po mahnit Holandën dhe që arriti Brazilin: Titen nuk e njoha!

David Neres mund të jetë jë emër jo shumë i njohur në futbollin europian. Fakti që luan në kampionatin holandez të futbollit dhe është shumë i ri, nuk e ka parë shpesh 22-vjeçarin në qendër të vëmendjes. Megjithatë, paraqitjet e tij me fanellën e Ajaksit kanë qenë të shkëlqyera, duke bërë që trajneri i Brazilit, Tite ta grumbullojë me kombëtaren.

Për grumbullimin e tij te kombëtarja “Seleçao”, Neres tha: “Një ndjenjë e pabesueshme. Nuk e prisja një ftesë në kombëtare. Kur Tite më mori në telefon, nuk e njoha numrin. Kur e pashë në “WhatsApp” më vonë me foto, e kuptova se ishte trajneri i kombëtares dhe e mora menjëherë në telefon. Kur më komunikoi që jam i ftuar në kombëtare, isha shumë i lumtur.

Dua t’i them falëminderit skuadrës së Ajaksit, pasi ka besuar shumë te unë. Gjatë merkatos së janarit morën një oferte prej 45 milionë eurosh nga një skuadër kineze, por preferuan të më mbanin. Nëse do të luaja në Kinë, me shumë gjasa nuk do të isha në kombëtare sot”, u shpreh 22-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online