Talenti i Wycombe vishet kuqezi, Anis Mehmeti: Jam krenar që do përfaqësojë Shqipërinë

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare U-22, Marsel Ismajlgeci dhe Anis Mehmeti kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, përpara dy ndeshjeve të qershorit që nën 21 vjeçarët do të zhvillojnë në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndeshjen e parë eliminatore ndaj Andorrës më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 ndërsa më 8 qershor kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë, po në transfertë.

Marsel Ismajlgeci, mbrojtësi i talentuar shqiptar që aktivizohet me ekipin e Tiranës foli për objektivat e skuadrës në këtë edicion, grupin, eksperiencën me ekipin A dhe synimet personale.

Objektivat e skuadrës– Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët.

Grupi aktual – Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mirë.

Andorra? – Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqëndruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët.

Eksperienca tek ekipi A – Ka shërbyer, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë atje dhe besoj që me stërvitjet dhe ritmin që kisha te Kombëtarja A, do vazhdoj edhe tek U-21.

Objektivat personalë – Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri.

Anis Mehmeti, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet jashtë vendit me skuadrën e Wycombe në Angli nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e Kombëtares U-21 teksa foli dhe për të ardhmen.

Ftesa nga Kombëtarja – Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

Pozicioni në fushë – Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

Objektivi personal – Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online