Fiorin Durmishaj rezultoi si dështimi më i madh i vetvetes. Një periudhë vëmendje të jashtëzakonshme kishte ky sulmues me golat e tij te Panionos. Shumë e cilësonin si Zlatan Ibrahimovic dhe vetë futbollisti ngjalli reagime me zgjedhjen e tij. Pasi kishte dhënë kontributin te Shqipëria U-21, Durmishaj e vazhdoi karrierën e tij me Greqinë. Vetëm në një ndeshje është aktivizuar deri tani më helënët, në miqësore, por askush nuk e ka interesin e Durmishaj.
Në moshën 25-vjeçaare, karriera e këtij lojtari po njeh ulje të madhe. Disa aventura të dështuara mes të cilave edhe ajo në Belgjikë te Ëasland Beveren, për të ardhur te OFI. Në 1152 minuta loje të këtij sezoni, Durmishaj e ka tundur rrjetën vetëm tre herë duke dëshmuar kaptitullimin e parakohshëm. /Sport Ekspres/