Makineri për mirëmbajtjen e stadiumit në “Air Albania” dhe zhvillimi i projektit të 100 fushave, njihuni me vendimet e fundit në FSHF

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për të shqyrtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollin shqiptar.

Pasi u njohën me pikat e rendit të ditës, anëtarët e KE-së diskutuan për një sërë çështjesh administrative të FSHF-së si edhe për çështje infrastrukturore e veçanërisht për projektin e “100 fushave”.

Në këtë mbledhje u diskutuan edhe disa kërkesa bashkëpunimi nga subjekte të ndryshme, që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e projektit “100 fushat” e që do të shqyrton deri në marrjen e vendimeve përkatëse.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të FSHF si edhe blerjen e disa makinerive për mirëmbajtjen e stadiumit “Air Albania” dhe fushave që po ndërtohen nga projekti i “100 fushat”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online