Talenti brazilian, superfestë për ditëlindje dhe nisje për në Madrid

Vinicius Zhúnior mbushi 18 vjeç para dy ditësh dhe kjo do të thotë se është bërë automatikisht futbollist i Realit të Madridit, një vit pasi klubi madrilen mbylli marrëveshjen me Flamengon, për 45 milionë euro.

Reali e bleu pa mbushur 17 vjeç dhe sipas ligjeve të UEFA-s, kalimi i tij hyn në fuqi kur futbollisti bëhet maxhoren.

Para nisjes për në Madrid, Vinicius Zhunior organizoi një festë gjigante në “Rio Beach Clube”, ku ishin të ftuar miq e kolegë të shumtë, ndërsa lokali ishte i zbukuruar me foto të sulmuesit të talentuar, ku shfaqej që fëmijë deri tani që lë Flamengon për Realin.

Këtë vit Vinicius Zhunior ka luajtur 32 ndeshje në çdo kompeticion, duke shënuar 10 gola. Në Madrid Vinicius Zhunior do të ketë një pagë prej 7.5 milionë eurosh në vit, më shumë se Kasemiro, Asensio apo Karvahal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online