“Talenti” Bardhi dhe hapi që nuk bëri kurrë…

Në Shqipëri kemi një mani të çuditshme që t’i vendosim epitetin “talent” lojtarëve të rinj. Vendi ynë prodhon talente që nga kategoria e tretë, praktikisht si kalçetot e lagjeve, e deri te Superiorja që kemi në çdo ekip, sipas shkrimeve tona gazetareske. Budallallëk gazetarësh ky përdorim i ekzagjeruar.

Partizani ka patur shumë “talente” të tillë, që nga Arbnor Fejzullahi, Realdo Fili, Sodiq Atanda e podiumin e mban gjithmonë Jurgen Bardhi. Mesfushori me tipare sulmuese është vetëm 20-vjeç, por mund të cilësohet si një lojtar me përvojë në Superiore, pasi debutimin e tij e ka bërë më 20 dhjetor 2014, kur zëvendësonte Raçiçin në fitoren 0-1 ndaj Elbasanit.

Të dhëna të mira, teknikë e çmendur, vizion mbi mesatare në vertikalizime, por  i brishtë në dyluftime dhe i pasaktë para portës. Bardhi nisi dalëngadalë të hedhë hapat e tij në skuadrën e Partizanit. U prit me dashamirësi dhe u përkrah dhe me epitetin e shumëpërdorur “talent”. Në Europë shkëlqeu kundër Ferencvaroshit, saqë vendasit kërkuan ta njihnin më shumë këtë “Mozartin  e vogël”.

Melodia e tij shkoi së bashku me modelin e flokëve, pasi mesfushori i kuq nuk po arrin të bëjë hapin e madh dhe duket se ka mbetur ende në Hungari. Mënyra e tij e lojës nuk ka ndryshuar që nga hapat e parë e deri në këto momente. I riu nuk po arrin të kapërcejë shkallë të rëndësishme. Në sezonin e kaluar kishte mundësi, iu dha krah pasi luajti në 34 ndeshje, nga të cilat 23 në formacion, por nuk ia doli mbanë të fitonte epitetin e liderit, ndeshjet kundër Mariborit treguan sërish të njëjtën gjë.

Mosha e favorizon, të mos harrojmë se Guri shpërtheu 23-vjeç, por do të ishte më mirë që ta zhvishnim nga epiteti i “talentit” dhe ta konsideronim një lojtar mesatar me cilësi të mira, ashtu siç është vërtetë. “Hyr në fushë si ushtar dhe dil si gjeneral”, – u bërtiste Loro Boriçi, në rolin e trajnerit, futbollistëve të tij, pasi ishin mësuar të bënin të  kundërtën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online