“Talentet e reja të mos vijnë tani”, Astrit Hafizi flet për Kombëtaren: Disa lojtarë duan të bëhen vetë gjeneral

Teksa formacioni zyrtar i Shqipërisë është publikuar mund të shohim tre debutime te kuqezinjtë si Kallaku, Broja dhe Kumbulla. Astrit Hafizi është shprehur se këto ndryshime nuk duhej të ishin bërë në këtë moment nëse flitet për revolucionin te Kombëtarja, por duhej të bëheshin që në ndeshjen e parë. I ftuar në “Supersport”, Hafizi ka theksuar mes të tjerash se nuk e kemi një gjeneral në këtë moment.

“Koha i bënë lojtarët si gjeneral, disa duan të bëhen vetë tani te Kombëtarja. Gjeneral është ai që ka fituar simpatinë e publikut. Ne nuk kemi ndonjë futbollist që ka fituar simpatinë e publikut. Ne kemi lojtarë që luajnë mirë në një ndeshje dhe tifozët e përkahin, por në ndeshjen tjetër gjejmë një tjetër gjeneral.

Nuk e kuptoj sesi ne luajmë me rezervat tani. Kjo duhej bërë që në ndeshjen e parë të tonën, jo tani kur luajmë ndaj Kazakistanit. Nuk kam asgjë kundër tyre, madje janë me shumë vlera, por duhej të vinin që në ndeshjen e parë, e jo të vijnë tani nga halli se nuk kemi të tjerë”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online