“Shqipëria nuk është aq e fortë”, ish-trajneri i Kazakistanit bën parashikim për rezultatin final: Ja se kush shënon

Ish-trajneri i Kazakistanit, holandezi Arno Pipers, ka bërë një parashikim sa i përket ndeshjes mes Kazakistanit dhe Shqipërisë. Sigurisht që rezultati do të ishte në favor të Kombëtares ku Pipers ka punuar më herët. Kur flitet për rolin e favoritit të kuqezinjëve, trajneri thekson humbjen e fundit që ne kemi marrë ndaj Lituanisë. Gjithashtu në prononcimin e dhënë për “Sports.kz”, parashikimi shkon më tej edhe me emrin e një golashënuesi.

“Nuk jam i sigurt nëse Shqipëria është kaq e fortë. Ka pasur rezultate të mira në vitet e fundit, por mund të dalim në një përfundim të tillë nëse rezultatet pozitive vijnë prej një kohe të gjatë. Ata kanë humbur ndaj Lituanisë.

Sigurisht që ndeshja në shtëpi i jep Kazakistanit një avantazh, por tribunat bosh nuk janë të bukura për t’u parë. Sipas meje Kazakistani do të fitojë ndaj Shqipërisë dhe e parashikoj në shifrat 2-0. Goli? Njëri vjen nga Timur Dosmagambetov”, ka thënë specialisti holandez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online