Takaj vjen sot në Korçë, pritet takimi me Plakun

Atmosfera është trazuar disi nga deklarata e sulmuesit kryeqytetas dhe numri 1 i klubit korçar do të merret vetë me çështjen

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, mësohet se sot do të udhëtojë drejt Korçës, për të qenë më pranë skuadrës. Në fakt, është një udhëtim ndoshta i detyruar për numri 1 të klubit korçar, pasi atmosfera entuziaste pas kualifikimit ndaj Mladës është trazuar disi nga deklarata e sulmuesit Sebino Plaku në numrin e djeshëm të “Sport Ekspres”. Lojtari në fjalë pretendon se i është ngrënë haku, duke iu adresuar trajnerit Ilir Daja. Pra, ka një çështje të hapur dhe presidenti Takaj pritet ta sqarojë sot në Korçë, pas një takimi me Sebino Plakun. Për ndeshjen e radhës ka ende shumë kohë, pasi luhet më 17 gusht, por presidenti i korçarëve ka vendosur të vijë sot pranë grupit të lojtarëve, që duhet të stërvitet me moral të lartë. Takaj do të lërë sot Durrësin dhe do të mbërrijë në qytetin juglindor. Ai do të jetë i pranishëm në stërvitjen e pasdites, ku patjetër do të takojë futbollistët, veçanërisht Sebino Plakun, me të cilin do të flasë më patë për deklaratat e tij për “Sport Ekspres”. Sulmuesi ka thënë se nuk e meriton stolin dhe thuajse gjithë “inatin” e ka me trajnerin e Skënderbeut, Ilir Dajën, pasi janë zgjedhjet e tij, që Plaku qëndron në stol apo edhe në tribunë. MASAT – Nuk mund të thuhet se çfarë masa mund të merren për lojtarin, por gjasat janë që të ketë ndëshkim për të, sepse nuk është hera e parë, që ndodh kështu. Edhe më parë Plaku është “ngatërruar” me gjëra të tilla te Skënderbeu, por ka kërkuar falje më pas. A do ta falë këtë herë Takaj, duke ditur që çështja hapet pikërisht në një moment delikat, kur skuadra ka filluar të përgatitet për Dinamon e Zagrebit? Duhet pritur takimi “kokë më kokë” mes presidentit Takaj dhe lojtarit për të mësuar më shumë. Deri dje në mbrëmje klubi korçar nuk kishte asnjë reagim zyrtar në lidhje me çështjen “Plaku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online