Takaj: Ndeshjet pa tifozë janë si vetëvrasje! Vendimi i CAS? Të shijojmë fitoren!

Ardian Takaj është gjithnjë i qetë dhe preferon të jetë me këmbë në tokë. Pas ndeshjes, për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” numri një i klubit korçar kishte fjalë pozitive për skuadrën e tij, por thekson se nuk duhet harruar që është një ekip i ri.

Takaj nuk preferon të flasë për CAS-in, pasi për momentin mendon të festojë këtë sukses ndaj kuksianëve.

Skënderbeu ndryshon emra, por vazhdon të dominojë me rivalët direkt?

Më pëlqen më shumë, sepse loja ishte shumë e bukur. Jo se në ndeshjet e tjera nuk ka pasur dominimin, por pa tifozë takimet janë si vetëvrasje.

Shehi nuk flet për titullin?

Kemi ekip të ri, po ecim me këmbë në tokë. Skënderbeu është i riformatuar, por e rëndësishme është që ekipi të rritet dhe këta të rinj të vazhdojnë përpara.

CAS?

Do të merremi herë tjetër me këtë çështje, e rëndësishme është të shijojmë këtë fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *