Presidenti Ardian Takaj ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” në “Ora Neës”, ku foli për çështjen e sigurisë në stadiume dhe ligjin e ri për sportin, që sipas kreut të klubit korçar është i nxituar dhe i hartuar pa bashkëpunimin e presidentëve të klubeve.
VEPRIM I NJËANSHËM DHE I NXITUAR – Gjatë hartimit të ligjit nuk pasur kontakte me presidentët e klubeve. Ky është një ligj i nxituar. Unë e njoh dhe e prek çdo ditë realitetin e futbollit shqiptar, jemi ende shumë herët për të larguar policinë nga stadiumet.
KOSTO – Një stjuart i vetëm kushton 8500 lekë (të reja). Unë i njoh problemet e klubeve shqiptare dhe kjo kosto është e papërballueshme. Nuk mund të vazhdohet me këtë lloj politike. Nëse ligji nuk ndryshon, klubet s’do të kenë zgjidhje tjetër përveç se të bashkohen dhe të bojkotojnë kampionatin”.