Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka mbetur pak i zhgënjyer që ndaj Partizanit të Beogradit nuk erdhi fitorja, por nga ana tjetër paraqitja e skuadrës së tij i jep besim se fitoret mund të arrihen edhe jashtë fushe.
“Sigurisht që prisja që të fitonim, por nuk mundëm të shënonim. Gjithsesi, skuadra bëri një paraqitje të mirë. Sfida në Beograd? Skënderbeu ka treguar që edhe jashtë fushës di të luajë futboll të bukur. Do të kërkojmë rezultat pozitiv në cdo fushë”, u shpreh Takaj për Supersport, duke besuar te kualifikimi, edhe pse ka vetëm dy pikë dhe ka dy transferta delikate, përveç sfidës ndaj Dinamo Kievit në Elbasan.