“Ta them pa doreza”! Shulku: Me pult në dorë shikoja ndeshjet e Superiores dhe e dërgoja te ato elitare në Europë, asnjë disnivel…

Ilir Shulku ka folur për cilësinë e futbollit në kampionatin shqiptar në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Në intervistën e dhënë, zyrtari i FSHF-së është shprehur me bindje se në ndeshje të veçanta nuk ka parë asnjë ndryshim me kampionatet elitare të Europës.

“Këtë ta them pa doreza. Duke parë me sy specialist, ka pasur disa ndeshje, ku me pult në dorë, shikoja Kategorinë ‘Abissnet Superiore’ dhe e çoja televizorin në një kanal tjetër, në një kampionat tjetër elitar, dhe nuk ka pasur disnivel loje nga ana e publikut, nga ana e cilësisë së infrastrukturës dhe nga ana e lojës”, është shprehur Ilir Shulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online