“Njësoj si me Superioren”, Shulku zbulon planin për rritjen e të ardhurave për klubet: Shesim emrin e Kategorisë së Parë dhe Kupës

Ilir Shulku ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ka bërë analizën e tij për sezonin e sapo mbyllur në futbollin shqiptar. Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së ka zbuluar edhe planin për të shtuar të ardhurat për klubet, teksa zbulon se me Kategorinë e Parë dhe me Kupën e Shqipërisë do të ndiqet e njëjta udhë si me Superioren, duke shitur të drejtat e emrit për këto kompeticione.

“Realisht bëhet një kampionat shumë i fortë me emra brenda, që tregon se disniveli do të jetë shumë i paktë, shumë i vogël. “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë besoj që do të jenë nga ana cilësore, nga niveli pak a shumë të barabarta. Në Kategorinë e Parë ka ekipe shumë të mira dhe niveli i lojës do të jetë i kënaqshëm. E kemi pjesë të paketës për sezonin që do të fillojë, që do të mundohemi të shesim edhe emrin e Kategorisë së Parë, siç kemi shitur “Abissnet Superiore”. Do mundohemi të shesim Kupën e Shqipërisë dhe Kategorinë e Parë po në të njëjtën mënyrë, që klubet të përfitojnë disa të ardhura. Do të rriste cilësinë, do të rriste nivelin. Në fund të fundit do të rriste edhe emrin”, ka thënë Ilir Shulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online