Ta mposhtësh dy herë Juventusin në dy ditë, Erald Lakti: Kthimi te Fiorentina është ëndrra ime

0

Të mposhtësh Juventusin në dy ditë! Erald Lakti i ka përjetuar këto emocione teksa në mbrëmje shihte ekipin që i zotëron kartonin, Fiorentinën, që mundte bardhezinjtë në shifrat 0-3. Ndërkohë të nesërmen do të luante ekipi aktual i Laktit, Renate, që e mposhti Juventusi U-23 në shifrat 1-2.

Por ndryshe nga më parë kur ishte pjesë e Gubbios, Erald Lakti e ka më të vështirë që të sigurojë fanellën e titullarit te Renate. Dikur pjesë e të rinjve të Fiorentinës si kapiten, mesfushori shqiptar mezi pret që të rikthehet në ekipin e parë.

“Diferenca nga Gubio te Renate? Dallimi është menjëherë i dukshëm, e pamundur për ta mohuar atë. Tani ne jemi skuadra për të mposhtur, kudo që të shkojmë. Këtu ka lojtarë shumë të fortë, me shumë cilësi. Të jesh atje lart, në krye të tabelës, është me të vërtetë bukur. Por kampionati është akoma shumë i gjatë dhe ekipet me të cilat do të duhet të përballemi gjithmonë do të dëshirojnë të japin gjithçka, veçanërisht ato që duan të shpëtojnë.

Shumë e vështirë për një vend titullari, por e përsëris: kjo varet nga fakti që cilësia në skuadër është e lartë dhe konkurrenca është e madhe. Krahasuar me vitin e kaluar në Gubbio, unë kam pak më pak hapësirë, është e vërtetë, por e kuptoj që këtu ka lojtarë që kanë më shumë përvojë se unë. E gjithë kjo, sidoqoftë, më stimulon të jap edhe më shumë dhe të përmirësoj veten ditë pas dite.

Kthimi te Fiorentina mbetet ëndrra ime. Më ka marrë malli për gjithçka në lidhje me Firencen: “nga rrugët te dalja me miqtë dhe emocionet e shumta të përjetuara me të rinjtë”. Dhjetë vite nuk harrohen lehtë”, ka thënë Lakti. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.