Ish-kampioni i Interit dhe i Juventusit, Dinamo prezanton emra të njohur për stolin drejtues

Pas largimit të Kamarata, Dinamo ka nxituar menjëherë për të zyrtarizuar trajnerin e ri. Koha nuk pret dhe dinamovitët janë në momentin e tyre më të mirë në Kategorinë e Parë, atje ku mbajnë kryesimin e kampionatit. Presidenti Marco Pontrelli ka zgjedhur që zëvendësi i Kamarata të jetë ish-kampioni i Interit, Francesco Morieri.

Një emër i shquar për futbollin italian që do të ketë si ndihmës trajner, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Micoli. Ky i fundit do të ketë rol të dyfishtë në skuadër pasi do të jetë edhe përgjegjës për sektorin e të rinjëve. Prezantimet përpara mediave do të bëhen në tre janar, por marrëveshjet janë të mbyllura. /Sport Ekspres/

Njoftimi i Dinamos

Presidenti ynë Marco Pontrelli, në heshtje të plotë pas ditësh pune intensive dhe konsultime ndryshon marrsh!  Ai ka arritur marrëveshjen dy-vjeçare me trajnerin e ri të Dinamos, Francesco Moriero, ish-kampion i Interit, Romës dhe Napolit me një CV të pasur si trajner, i cili prezantohet më 3 Janar përpara mediave së bashku me projektin e lancimit të skuadrës në rang ndërkombëtar.

Presidenti me një përzgjedhje të kujdesshme, sjell në shtëpi një goditje të dytë, gjithmonë me prestigj të madh ndërkombëtar, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Miccoli për një periudhë dy vjeçare. Ai do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës. Z. Miccoli zotëron edhe një nga akademitë më të mira në Itali.

Presidenti përfiton nga rasti të falenderojë zotin Cammarata, fillimisht nga ana njerëzore, që ka krijuar një miqësi të fortë jashtë fushe dhe më pas si një profesionist. -“Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu.”

Përsa i përket merkatos së Janarit, skuadra do të afrojë lojtarë ‘me peshë’, për të mos e diskutuar në asnjë çast rrugën drejt objektivit madhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online