Formacioni më i miri i javës së 11 të Superiores, përfshihet edhe improvizimi i Ilir Dajës

Superiorja e ka mbyllur javën e 11 të saj atje ku në kryeqendër të vëmendjes ishte përballja mes Partizanit dhe Kukësit e përfunduar në shifrat 4-1. “Sport Ekspres” sjell formacionin më të mirë të javës që është ndërtuar nga ana e Oltijon Kërnajës. Në këtë 11-she me rreshtimin 1-3-4-3 përfshihet edhe improvizimi i Ilir Dajës, pra zgjedhje e Brojës që vjen në qendër të mbrojtjes.

Hidi- Vazhdon performancat e shkëlqyera nga java në javë, u mbyll gojën edhe skeptikëve që ishin në fillimin e sezonit. E shpëton Kastriotin në tre raste flagrante në pjesën e parë dhe në të dytën është i mrekullueshëm.

Broja- Në një pozicion jo shumë të zakonshëm në qendër të mbrojtjes. Por e ka kuptuar filozofinë e trajnerit Daja. Manovra sulmuese nis që nga mbrojtja dhe Broja e bën më së miri detyrën. Në pjesën mbrojtëse nuk vendoset kurrë në vështirësi nga sulmi i Kukësi.

Cela- Kartoni i kuq në minutën e fundit nuk e ul aspak performancën e tij ndaj Laçit. Kapiteni i krutanëve drejton dhe organizon mirë mbrojtjen në një ndeshje të vështirë ku për 70 minuta duhej vetëm që të mbronin. Gabimi më i vogël do të ishte fatal.

Hoxhallari- Duket sikur rreshtimi 1-3-4-3 po i përshtatet më së miri. Mbyll në mënyrën e duhur zonat e tij. Paraqitje e mirë në një ndeshje ku nuk jemi mësuar që ta shohim Tiranën duket vuajtur dhe të mos e ketë topin në zotërim.

Hadroj- Piston në krahun e djathtë, arrin të bëj një gol me bagazh të lartë teknik dhe pse në një terren të vështirë. I pa lodhur dhe i kudogjendur.

Muci- Frymëmarrja e Tiranës. Cdo top duhej të kalonte nga këmbët e tij dhe vetëm kur zotëronte topin ky futbollist, Tirana merrte frymë. Një asist i shkëlqyer.

Jonuzi- Doli nga loja pasi historia e ndeshjes ishte mbyllur. 3 asiste për 57 minuta loje, çfarë mund t’i kërkohet më shumë mesfushorit?

Prodani- Gol me vlerë tre pikëshi ndaj ish-ekipit për të treguar se kanë gabuar me të. I fortë dhe shumë i shpejtë. Mëkat që nuk hyri në kuadrat dhe goditja e dytë.

Hoxhaj- 4 gola në vendin e duhur dhe në momentin e duhur arrin që të shfrytëzojë cdo gabim të mbrojtjes së Skënderbeut. Do e kujtojë gjatë karrierës së tij.

Anthony- Dy gola si oksigjen për Bylisin pas rikuperimit, në terren të vështirë! Dy gola që sjellin shumë qetësi për Bylisin!

Asani-  Nëse nuk ka probleme është i frikshëm për çdo kundërshtar. Luan me të gjithë mbrojtjen e Kukësit si të jenë piketa te goli. Magjik!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online