“Ta kishte të shkruajtur në ballë nuk kthente penalltinë për Teutën”! Starova ia thotë Ramës: Meta dhe Jorgji nuk vijnë sa të kenë jetën…

Në emisionin e djeshëm “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” vazhdoi ndeshja e fushës së blertë mes Teutës dhe Partizanit. Të ftuarit të përhershëm, Starovës, iu bashkua edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit nuk ishte i kënaqur aspak me emrin e gjyqtarit që u caktua në këtë “finale” të sezonit: “Përse nuk gjykoi ndeshjen kundër Teutës një arbitër që ka stemën e FIFA-s?”. E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Starovës:

“Ta them unë. Jorgji sa të ketë jetën, nuk prek bilbil me Teutën. Meta sa të ketë jetën nuk arbitron Teutën. Jep derbin e Milanos ta qan, por jo në Shqipëri. Daja kundërshtoi katër herë Hamitin, iku. Juxhin Xhaja protagonist kundër Teutës në dy ndeshje. Tani hajde ma gjej ti arbitrin se kush do të vinte”, u shpreh Starova. Gjithashtu “Bobi” i ka kthyer përgjigje Ramës edhe kur fliste për favorizim të Teutës kundër Partizanit: “Ta kishte të shkruajtur në ballë arbitri, nuk dëgjonte njeri dhe jepte penalltinë në minutat e para”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online