“Ta bëjmë futbollin si “Fortnite dhe Call of Duty”! Anjeli tregon pse i besoi Superligës: Pse ra Bukureshti dhe Beogradi?

Presidenti i Juventusit, Anjeli, është njeriu më i urryer aktualisht në botën e futbollit së bashku me kreun e Realit të Madridit, Perez. Të dy këta persona ishin iniciatorët e kryengritjes së madhe për t’u shkëputur në kompeticionin ri që nuk kishte asnjë interes për të mirën e tifozëve, por për të ardhurat në arkat e klubeve.

Në një intervistën të dhënë për mediat italiane, Anjeli ka treguar edhe arsyen se përse besoi te Superliga. I gjithë qëllimi është për të sjellë brezin e ri që të ndjekë futbollin dhe të largohet nga lojërat “Fortnight” dhe “Call of Duty”, që shihen si konkurrente për marrjen e vëmendjes. Gjithashtu presidenti i Juventusit ka treguar sesi ndryshoi futbolli dhe klubet ndër vite.

“Në fillim, klube të mëdha fituan, nga Bukureshti në Beograd. Dhe kjo sepse ata kishin stadiume të mëdha dhe shumë bileta të shitura. Pastaj erdhën të drejtat televizive dhe disa vende imponuan veten e tyre: Anglia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia. Tani nga Hollanda në Serbi, është zhdukur gjithçka. Ata thjesht nuk i përkisnin vendeve me PBB të mëdha që garantonin para nga të drejtat televizive. Tranzicioni tjetër është marka globale: ato garantojnë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar stabilitet financiar për të gjithë piramidën e futbollit. Kjo është arsyeja pse ne themeluam Superligën.

Është stimulimi për të rinjtë që bëjnë në patformat dixhitale si lojat Call of Duty dhe Fortnite sepse këto janë në qendër të vëmendjes për të rinjtë tani. E këta persona do të bëhen konsumatorët tonë në të ardhmen e afërt. Një e treta e tifozëve sot ndjekin dy klube të caktuara, ndonjëherë që nuk janë në listën e Super League. Ndërsa 10 përqind ndjekin lojtarët të mëdhenj, jo klube. Dy të treta e ndjekin futbollin nga frika se mos humbasin diçka dhe tendenca më e rrezikshme, 40 përqind e njerëzve mes moshës 16 deri në 24 vjec nuk interesohen për futbollin. Ne do t’u sigurojmë atyre në çdo javë konkursin e ri që të tërheqim vëmendjen për brezat e rinj”, ka thënë Anjeli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *