Patronazhist edhe për De Biazin, ish-trajneri i Kombëtares çuditet: Po këta quhen spiunë, gjejeni këtë tipin…

Mes listës së gjatë që janë në patronazh për partinë që do të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen pas disa ditësh është edhe edhe De Biazi. Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare është çuditur nga ky fakt gjatë intervistës së dhënë për “Panorama Sport”. Gjithashtu tekniku italian ka kërkuar që personat në fjalë që duhet të japin informacione se kë parti do të votojnë qytetarët duhet të emërtohen thjeshtë si…”spiun”.

Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?

Ç’dreqin është ky?

Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…

Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

Prej disa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri juaj.

Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…

Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë votojmë, etj…

Pak a shumë…

Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.

Patronazhisti juaj quhet Alban Hoxha…

Hëm… as ia kam idenë. Paska edhe të njëjtin emër me portierin, por nuk kam asnjë lidhje. As kemi pasur ndonjëherë biseda së bashku për politikë, as nuk e kam idenë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. Ju lutem, unë nuk jam përfshirë ndonjëherë me politikën. Më del dhe më tepron sporti. Dua të qëndroj jashtë kësaj. Sigurisht, sapo mësova një gjë të çuditshme, por nuk dua të përzihem fare. Gjeni këtë tipin që më spiunonte mua edhe pyeteni, nuk dua fare të merrem me këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online