Synon ekipin e parë të Fiorentinës, “Gatuzo shqiptar” përfundon në orbitën e klubit italian

Erald Lakti është një nga lojtarët shqiptar që premton shumë për të ardhmen. I rritur në akademinë e Fiorentinës, mesfushori kuqezi ka mbajtur në krahun e tij edhe shiritin e kapitenit me moshat e violëve. Këta të fundit kanë ende në pronësi kartonin e tij, megjithëse këtë sezon e kanë huazuar në radhët e Gubios në Serinë C, për arsyen e vetme marrjen e sa më shumë minutave në këmbët e tij dhe fitimit të një përvoje më të gjerë.

Dëshira e “Gatuzos” shqiptar, ngjashmërinë me të cilin e ia ka nxjerrë në pah edhe trajneri i tij, është të rikthehet te Fiorentina për të synuar një vend në ekipin A. Por sipas asaj që raporton “Tuttomercattoëeb” interes për 20-vjeçarin shqiptar ka shfaqur edhe klubi i Peskarës. Skuadra ku luan edhe Memushaj garon në Serinë B dhe ndoshta mund të jetë edhe e ardhmja e Laktit për sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë do të kishte mundësinë të fitonte një eksperiencë më të madhe nga një kampionat më i fortë se ai ku aktualisht po luan, duke ngjitur kështu hapat një e nga drejt qëllimit për të kapur më pas elitën. Mosha e Erald Laktit është ende e re dhe e ardhmja është e gjitha para për të që të realizojë objektivat e tij. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë në merkaton e verës, ku mesfushori shqiptar do të bëjë zgjedhjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online