“Sylvinjo është si profesori që shpjegon mirë, jemi me 99% në Gjermani”! Perlat Musta mendon ndryshe për Jasir Asanin: Më tregoni, a ka trajner që nuk e do?

Shqipëria është duke arritur rezultate fantastike në drejtimin e Silvinjos. Pasi kemi mbyllur me sukses dy ndeshjet e shtatorit, Europiani është gjithmonë e më afër. Ndërkohër për të analizuar Kombëtaren, Perlat Musta ka folur në një intervistë me gazetarin Drilon Xhepollari, në Ora Neës. Teksa vlerëson Shqipërinë e Silvinjos, ka edhe një mendim ndryshe për Jasir Asanin. Perlat Musta nuk kërkon shumë polemika për faktin që Asani është thirrur kaq vonë, sipas tij, çdo njeri ka momentin e tij dhe për Jasirin, është pikërisht ky që po e përjeton.

“Për mua Silvinjo ka futur një frymë grupi, të gjithë e ndiejnë veten si pjesë të rëndësishme të Shqipërisë, luajnë ose jo. Na kanë bërë krenar dhe sipas meje, 99% jemi në Gjermani. Ndeshja e parë me Poloninë tregoi se diçka do të vinte. Më ka pëlqyer shumë ndeshja me Ishujt Faroe, kemi treguar që jemi një ekip i madh duke krijuar shumë raste. Shqipëria është kthyer si një orkestër e cila nuk stonon. Lojtarët e dashurojnë fanellën, por aftësia është e trajnerit që po harmonizon veprimet, futbollistët.

E pashë pjesën e parë kundër çekëve, nuk i kemi lënë asnjë rast. Silvinjo ka arritur shpejt që të kap mentalitetin e popullit tonë. Silvinjo është si profesori që e shpjegon shumë mirë mësimin dhe nxënësi e thith menjëherë idenë e tij. Nuk duhet të harrojmë edhe punën e Federatës, që ka seleksionuar prej vitesh elementet e mirë. Ky ekip të jep kënaqësi që ta shohësh dhe golat vijnë nga lojtarë të ndryshëm. Jemi me fat që e kemi Jasir Asanin, gola të tillë i ka shënuar edhe te Partizani. Nuk duhet të krijojmë polemika, çdo njeri e ka një kohë dhe një moment, ky ishte momenti i Jasir Asanit. A ka të verbër që nuk i do sytë? A ka trajnerë që nuk e do lojtarin e mirë?”, tha Musta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online