Ekipi i Bundesligës, Gladbach, do të ndeshet në mbrëmjen e sotme kundër Interit. Fituesi i kësaj përballje do të ketë mundësinë për t’u kualifikuar përtej grupit të “Champions League”. Pra kjo ndeshje ka vlerën e një finale në këtë kompeticion dhe këtë e dinë më së miri tifozët e skuadrës gjermane.
Për këtë arsye është menduar një surprizë jo e këndshme për lojtarët e Interit. Shumë fizekzjarre janë hedhur në orën 4 të mëngjesit në hotelin ku qëndruan zikaltërit për t’i zgjuar nga gjumi dhe për t’i sjellë shqetësime. Pasi objektivi u arrit me sukses, personat që menduan këtë surprizë dhe ishin mbuluar për t’u mos pikasur lehtësisht janë shpërndarë me makinat e tyre. /Sport Ekspres/
Ternyata, dini hari menjelang hari pertandingan, Ultras Gladbach ngidupin kembang api dan buat keributan di depan hotel Inter tinggal.
Wah wah waaaah …..
Via @90ordnasselApic.twitter.com/LYipMJJPXk
— FN (@FansNerazzurri) December 1, 2020