Lojtarët e Kombëtares e mposhtin! Hysaj largohet menjëherë nga Shqipëria, kthehet edhe Kumbulla

Lojtarët e Kombëtares e kanë mposhtur COVID-19 duke lënë pas krahëve pandeminë. Marash Kumbulla është rikthyer menjëherë tek Roma pasi testimi i fundit ka dalë negativ. Fillimisht mbrojtësi kuqezi do të bëjë disa teste mjekësore, për të vazhduar me stërvitjen e diferencuar dhe më pas për t’u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit.

Ndërkohë edhe Elseid Hysaj është larguar nga Shqipëria. Përpara përballjes së Kombëtares kuqezi ndaj Bjellorusisë do të vinte njoftimi se mbrojtësi shkodran ishte infektuar nga Koronavirusi. Për këtë arsye Hysaj nuk mund të udhëtonte drejt Italisë. Pasi testimi i fundit i ka dalë negativ në Shqipëri, shkodrani është nisur drejt shtetit fqinj ku do të bëjë edhe një testim të fundit përpara se të kthehet në stërvitje me grupin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online