Surprizat me kryesueset në Europë, papritur është Manchester United i pari në “Premier League”

Manchester United rikthehet pas një kohe shumë të gjatë në vendin e parë në klasifikimin e Premier Ligës. Ndeshja kundër Bërnlit gjatë mbrëmjes së djeshme përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të djemve të Solskjaer dhe goli i vetëm i takimit u shënua nga Paul Pogba, i cili përkundër thashethemeve që do të largohet nga Manchester United, rikthehet për të qenë protagonist, duke i dhuruar skuadrës tre pikë mjaft të rëndësishme.

Gjithashtu në minutën e fundit të takimit, gjigandi anglez ishte mjaft me fat, pasi teknologjia VAR bëri të mundur që penalltia e akorduar nga arbitri në favor të Burnley të anullohej. Me këtë fitore Manchester United ngjitet në kuotën e 36 pikëve, tre më shumë se ndjekësja më e afërt Liverpuli, që pas 17 ndeshjeve humb vendin e parë në kampionat. Forma e mirë në kampionat e skuadrës së Solskajer ka rritur ëndrrën e tifozëve të kësaj skuadre për të fituar titullin kampion. Ky trofe mungon në “Old Trafford” që pas largimit të legjendës, Alex Ferguson.

Ajo që vlen gjithashtu për t’u theksuar është surpriza e madhe që po ndodh në futbollin europian teksa ka ndryshime në ekipet kryesuese. Vendi i parë i mbajtur nga Manchester United është një surprizë më vete për vetë mënyrën sesi nisi sezoni për “djajtë”, atje ku Solskjaer ishte shumë pranë shkarkimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online