Refuzuan 500 mijë euro për Muçin? Tirana e sheh si sulm kundër klubit, nuk heqin dorë për titullin

Ernest Muçi është produkti më i mirë i futbollit shqiptar deri në këto momente. Shumë interesime kanë ardhur për talentin e Tiranës, por ajo që mungon ende është një ofertë zyrtare që të kënaq edhe pretendimet e bardhebluve. Në kohët e fundit është folur së tepërmi edhe për një ofertë prej 500 mijë euro që është refuzuar nga ana e kampionëve të Superiores, që vinte nga Gent në Belgjikë. Por si qëndron e vërteta?

“Report TV” ka siguruar një reagim të Tiranës që ka hedhur poshtë të gjitha zërat. Klubi bardheblu siguron se bëhet fjalë vetëm për spekulime që synojnë të dëmtojnë klubin. Nga ana tjetër thuhet se Tirana nuk do të heq dorë lehtë për ta shitur Muçin në janar pasi është pjesë kryesore në projektin për t’u rikonfirmuar si kampion. Tashmë mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë të majme për Muçin që bardheblutë të binden për të hequr dorë nga kartoni i tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online